Sunday, September 22, 2013

Nje krahasim i shkurter mes Islamit dhe Krishterimit / A brief comparison between Islam and Christianity

Nje krahasim i shkurter mes Islamit dhe Krishterimit

Islami dhe krishterimi ndajnë shumë gjëra të përbashkëta. Që të dy religjionet gjurmojnë rrënjët e tyre nga Abrahami. Që të dy besojnë në profeci, dërguarit e Zotit (apostujt), zbulesën e Perëndisë, Shkrimet e shenjta, ringjalljen e të vdekurve, centralitetin e komunitetit religjioz. Përkundër këtyre ngjashmërive të rëndësishme, këto dy religjione botërore kanë edhe dallime mjaft të rëndësishme.
Do të ndalemi te këto dallime në katër pika kryesore: 

 
1) Të kuptuarit e Perëndisë
Myslimanët dhe të krishterët besojnë në një Perëndi. Por mënyra si e perceptojnë Perëndinë këto dy religjione në teologjinë e tyre përkatëse dallon dukshëm.  Theksi në teologjinë islamike për sa i takon Perëndisë mund të përmblidhet në këtë fjalë: TAHVID – unitet absolut. Myslimanët insistojnë që Perëndia është një dhe nuk ka persona të ndryshëm brenda hyjnisë së Perëndisë. Kjo është doktrina kryesore ku myslimanët polemizojnë me të krishterët dhe në bazë të kësaj ata i konsiderojnë të krishterët POLITEISTA – triteista, fajtorë për shirkun, që nënkupton t’i shoqërosh Perëndisë shok apo perëndi tjetër veç tij. Duke besuar në Trini myslimanët thonë që të krishterët besojnë në tre perëndi. Ky qëndrim shprehet në Kuran qartë: S. 4:171 “...Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah...” Por të gjithë ata që e njohin teologjinë krishtere e dinë që doktrina e trinitetit ishte artikuluar pikërisht për të kundërshtuar idenë e të besuarit në tre perëndi. Të kuptuarit e trinitetit ka qenë jo adekuate në mesin e të krishterëve me të cilët myslimanët ishin në kontakt. Myslimanët e hershëm në këtë mënyrë arritën të kuptojnë doktrinën e trinitetit në mënyrë shumë të shtrembëruar duke besuar që të krishterët besonin adhuronin Marinë si pjesë e trinitetit. Ky keqkuptim vërehet qartë ne Kuran: S. 5:116 “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut...” Pra duket që në periudhën e Kuranit triniteti ishte kuptuar të ishte Ati, biri Jezusi dhe Marië nëna e Jezusit.
Pavarësisht nga ky koncept i gabuar që ekzistonte, edhe trinia e vërtetë Atë, Bir dhe Frymë e shenjtë nuk është e lehtë për t’u kuptuar, në fakt është një e vërtetë e pashprehur mirë e pakapshme për mendjen njerëzore. SI rrjedhojë e kësaj, shumë herëzi në historinë e kishës janë ngritur sepse njerëzit janë përpjekur të largojnë doktrinën e trinitetit, duke sjellur doktrina të reja që ishin më të përballueshme për mendjen njerëzore. JO, DOKTRINA E TRINITETIT NUK MUND TË REDUKOHET NË KATEGORITË E ZBEHTA TË MENDJES NJERËZORE. Fakti që mendja njerëzore nuk është në gjendje ta kaploj plotësisht doktrinën e trinitetit nuk duhet jetë brengosëse për ne. Ne me përulje dhe nënshtrim i besojmë Perëndisë në mënyrën si na është zbuluar, dhe në fjalën e tij Perëndia është zbuluar si trini dhe fakti që nuk e kuptojmë plotësisht atë nuk do të thotë që kjo doktrinë nuk është e vërtetë. Sipas myslimanëve është blasfemi të besosh Perëndinë tre në një, kurse sipas të krishterëve ËSHTË BLASFEMI TË REDUKOSH PERËNDINË NË DIÇKA QË MUND TË KUPTOHET.
Ndoshta një mënyrë e mirë për t’ju mundësuar miqve myslimanë të kuptonë trininë është të theksojmë mësimin bazë fundamental krishterë që Perëndia është Dashuri. Si rrjedhojë, dashuria nuk mund të manifesohet asnjëherë në vetmi. DASHURIA MANIFESTOHET NË MARRËDHËNIE , dhe për këtë arsye, PERËNDIA QË ËSHTË DASHURI DUHET TË EKZISTOJË BRENDA KOMUNITETIT TË VETES SË TIJ, QË ËSHTË KOMUNITETI I TRE PERSONAVE ,  në mes të të cilëve dashuria është perfekte sa që, edhe pse tre, bëhen përsoshmërisht një. Kjo është e vërteta fundamentale që ndodhet brenda doktrins së trinitetit.Pra, përkundër kufizimeve të mendjes sonë, është pjesë e nënshtrimit krishter dhe përuljes ndaj Perëndisë përtej të kuptuarit tonë.  Ne i nënshtrohemi Trinisë së shenjtë jo sepse e kuptojmë plotësisht këtë mister por thjesht sepse kështu Perëndia është zbuluar të jetë.
Është nga kjo perspektivë – Perëndia është dashuri - që ne duhet të përpiqemi të sqarojmë si Jezusi mund të jetë Bir i Perëndisë. Një deklaratë e tillë është blasfemuese për myslimanët, ata besojnë që Perëndia është larg nga të paturit bir. Përkundrazi, të krishterët e shohin birërinë e Perëndisë jo si blasfemi por si shjenjë të dashurisë hyjnore, e cila është aq e thellë (përtej te kuptuarit tonë njerëzor) që Perëndia nuk ishte vetëm i kënaqur për të na bekuar prej së jashtmi  por e përuli veten deri në atë pikë për tu bërë pjesë e krijimit të tij nëpërmjet mishërimt të birit të tij Jezus Krishtit! Duke u bërë pjesë e rendit të krijesës, duke marrë formë të plotë njerëzore, Perëndia e shenjtëroi njerëzimin nga brendësia.
2) Kuptimi i Zbulesës
Krishterimi beson që Perëndia e zbuloi veten të na shpengoj, të na shpëtoj – të na çoj në plotësinë e jetës të lirë nga skllavëria e mëkatit në këtë botë si dhe në tjetrën që pason. Sipas islamit në anën tjetër, zbulesa nuk është me qëllim të shpengimit por për hir të “udhëzimit”.  Që do të thotë, zbulesa e Perëndisë duhet të jetë udhëzim për jetesë në këtë botë.
Në krishterim, zbulesa është e ndërmjetësuar. Ne besojmë që Bibla është fjala e Perëndisë por nuk besojmë që Perëndia mekanikisht e ka transmetuar nëpërmjet njerëzve të caktuar sikur në një mënyrë të ishin kanale. Të krishterët besojnë që Bibla ishte shkruar nga njerëzit nën frymëzimin hyjnor, që është Frymëzimi i Frymës së Shenjtë. Zbulesa hyjnore ishte filtruar në këtë mënyrë nëpërmjet lenteve njerëzore dhe qe shkruar më fjalët njerëzore brenda historisë njerëzore. Kjo është arsyeja pse shkrimet tona i referohen rrethanave historike; nuk përshkruan ndonjë zbulesë mistike, johistorike të Perëndisë por më saktë paraqet një intervenim të mrekullueshëm të Perëndisë në historinë njerëzore.
Në Islam, në anën tjetër, Kurani konsiderohet si fjalë e “pandërmjetësueshme” e Perëndisë.  me fjalë të tjera, Islami thekson fuqishëm që Muhamedi ishte analfabet gjatë pranimit të zbulesës dhe kjo e bën atë plotësisht pasiv. Ai thjesht recitonte atë që vendosej në gojën e tij, pa ndonjë shtesë nga ana e tij. (Kuran – nënkupton recitim). Kurani i cili shihet si përjetësisht ekzistues në qiell  thjesht zbriti (një emer tjetër për Kuranin është “at-tanzil”) dhe ishte shprehur nëpërmjet Muhamedit si një instrument pasiv i zbulesës.
Duhet po ashtu theksuar që Islami është më tepër religjion i “fokusuar në libër” se krishterimi. Është gabim të supozohet ajo që për myslimanët është Kurani për të krishterët është Dhiata e Re. Nuk është aspak ashtu! Analogjia e duhur është kjo: ajo që Kurani është (konsiderohet) për myslimanët, Krishti është për të krishterët. Ne nuk jemi të orientuar me qendër në libër; ne jemi të orientuar me qendër në një Person – Krishtin. Myslimanët thonë që Kurani është Fjala e përjetshme e Perëndisë; kurse ne nuk themi që Dhiata e Re është Fjala e përhershme e Perëndisë. VETËM KRISHTI ËSHTË FJALA E PËRHERSHME E PERËNDISË. Andaj është mirë të jemi të ndjeshëm ndaj myslimanëve për të mos e ofenduar Kuranin sepse do të ishte njëjtë sikur të ofendohej Krishti për të krishterët. Myslimanët në këtë mënyrë në të konsideruarit e Kuranit si Fjala e përjetshme e Perëndisë ballafaqohen me të njëjtin problem me të cilin i kanë akuzuar të krishterët. Sipas tyre nëse Perëndia është një si ka mundësi Krishti të jetë Perëndi dhe të ekzistoj nga përjetësia. Por e njëjta pyetje i shtrohet edhe atyre, si ka mundësi përveç Perëndisë të ekzistojë diçka e përjetshme, në këtë rast Kurani, që bile nuk është person por një objekt!!! Ne themi që Krishti ka bashkë-ekzistuar me Perëndinë ata sepse Perëndia nuk ka mundur të ekzistojë pa Fjalën e tij. Në të njëjtën mënyrë edhe ata sqarohen që Kurani ka bashkekzistuar çdo here më Perëndinë si pjesë e Perëndisë.
Sipas Islamit, prandaj Perëndi ka folur nëpërmjet një libri; për Krishterimin, është e kundërta, Perëndia ka folur nëpërmjet një Personi. Në Islam, libri arab është mrekulli; për të krishterët personi i Krishtit është mrekullia e vërtetë.
Dy argumente të tjera që duhet sjellë në raport me fjalën e Perëndisë janë akuzat e myslimanëve rreth korruptimit të shkrimeve hebreje-krishtere (kjo doktrinën në teologjinë islamike është e njohur si “tahrif”) dhe akuza e fshehjes së argumenteve apo mashtrimit (në arabisht e njohur si “ikhfa”).  Artikulimi i doktrinës së tahrifit ka filluar pikërisht me Kuranin. Fillimisht Kurani konfirmoi besueshmërinë e zbulesave të mëparshme të Tevratit dhe Inxhillit duke e konsideruar veten si konfirmues të atyre shkrimeve të mëparshme dhe duke u bërë thirrje në këtë mënyrë hebrenjve dhe të krishterëve ta pranojnë Islamin. S. 4:47 “O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur’anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit). S. 6:92“Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes.”Këto janë sure që janë zbritur në Mekë. Por kur hebrenjtë dhe të krishterët sollën argumente nga shkrimet e tyre kundër Muhamedit dhe ndjekësve të tyre, atëherë gjuha e Kuranit ndryshoi.Si ka mundësi të jetë vërtetues i shkrimeve të mëparshme nëse Dhiata e Vjetër dhe e Re e kontradiktojnë Kuranin? Një numër i madh i përgjigjeve arritën pastaj nga Muhamedi në suret e Medines. Judenjtë akuzohen të kenë ndryshuar shkrimet e tyre me qëllim pasi e kishin kuptuar të vërtetën nga Kurani (S. 2:75 “A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato); i akuzuan se kishin ndryshuar shkrimet përqëllime përfitimi, S. 2:79 “Eshtë shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej All-llahut”! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë”; S. 2:59 “E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër”; të tjerët e ndryshuan tekstin duke ua ndryshuar vendin fjalëve S.4:46 “Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta” e të tjerët thuhet që kanë pështjelluar gjuhët e tyre për t’ua ndryshuar kuptimin S. 3;78 “një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: “Kjo është nga All-llahu”! Po ajo nuk është nga All-llahu”.Akuza e fshehjes së të vërtetës drejtohet nga ithtarët e librit S.2:146 “Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën”. Për ta që i kanë fshehur argumentet e vërteta pason zjarri S.2:174 “Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t’u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm”.
Të gjitha këto përgjigje ishin mënyra kreative për t’i shpjeguar diskrepancat në mes të shkrimeve të mëparshme hebrejo-krishtere dhe Kuranit, por nuk ka absolutisht bazë në traditën e dorëshkrimeve. Në fakt dëshmitë nga dorëshkrimet dëshmojnë qartë që doktrina e tahrifit nuk ka aspak evidencë dhe sipas këtyre dëshmive qartë dëshmohet që shkrimet e Dhiatës së Re dhe të Vjetër ishin transmetuar me saktësi!
3) Të kuptuarit e mëkatit dhe shpëtimit
 Mëkati dhe shpëtimi janë kategori qendrore në teologjinë krishtere. Krishterimi mëson që efektet e mëkatit të parë (mëkati origjinal) ka prekur botën dhe qeniet njerëzore që jetojnë në te. Në Islam në anën tjetër, nuk ekziston një gjë e tillë si mëkati i parë apo origjinal. Kurani në fakt e pranon që Adami dhe Eva kishin mëkatuar por sipas besimit islamik, ata u penduan dhe qenë plotësisht të falur dhe mëkati i tyre nuk kishte pasoja tek pjesa tjetër e racës njerëzore. Sipas mendimit të krishterë kjo është një pikëpamje e ngushtë porsa i përket kuptimit të mëkatit të parë dhe pasojave të saj. 
Për myslimanët bartja e mëkatit prej Adamit dhe Evës tek pjesa tjetër e njerëzimit duket që nuk është gjë e drejtë andaj edhe Islami e mohon doktrinën e trashëgimit të mëkatit. Përse ne duhet ta pranojmë fajin për shkak të mosbindjes së dikujt tjetër theksojnë ata!!! Edhe tek të krishterët kanë ekzistuar pikëpamje të ndryshme sa i përket kësaj çështjeje, jo që e kanë mohuar këtë por dallimet kanë qenë të tipit të pasojave që mëkati le prapa apo në mënyrën se si ndikon tek njeriu sot mëkati i parë. Gjithsesi mënyra më e pranuar sot nga të krishterët është kjo: Asnjë mëkat që është bërë nuk është pa ndonjë efekt. Çdo mëkat që ju dhe unë e bëjmë – çdo mëkat që është bërë ndonjëherë – përçan (prek) tërë kozmosin. Mëkati yt nuk ka vetëm efekt tek ti por edhe tek të tjerët dhe në çdo gjë tjetër. Çdo thithje që ti e merr nga cigaret ndot jo vetëm trupin tënd por edhe të tjerët përreth teje. Kështu kur Dhiata e Vjetër pohon që mëkatet e atit tënd do të prek edhe fëmijët e tu, kjo nuk është një kërcënim, por një realitet! Mëkati në të vërtete mund të përshkruhet me efektin e topit të borës që rrotullohet, sa më shumë që rrotullohet më i madh dhe më i rrezikshëm bëhet. Pra mëkati akumulohet nëpër tërë historinë njerëzore duke ndikuar tek të gjitha që janë lindur në këtë botë. Në një mënyrë të gjithë njerëzit duhet ballafaquar me fuqinë e madhe të mëkatit  që është akumuluar që nga mëkati i prindërve tanë të parë Adamit dhe Evës deri në ditët e sotme.
Pikërisht për shkak se Islami ka reaguar kundër idesë së mëkatit të parë, nuk është treguar pranues edhe ndaj efekteve shkatërruese të mëkatit në tërë qeniet njerëzore dhe me këtë është treguar mospranues edhe ndaj nevojës së shpëtimit. Islami nuk mund të kuptoj si vdekja e Krishtit dhe ringjallja sjell shpëtimin e njeriut. “Shpëtim nga çfarë?” thonë ata. Është e paimagjinueshme për ta që një njeri (në këtë rast Krishti) do të jetë në gjendje të pagojë dënimin për mëkatet e personave të tjerë. Për më tepër, meqenëse myslimanët besojnë që profetët qenë të pamëkatshëm – doktrinë e njohur si “isma”, është blasfemi për ta të thuhet që Krishti vdiq një vdekje të turpshme të një mëkatari në kryq. Ata në këtë mënyrë e mohojnë vdekjen e Krishtit në kryq duke thënë që kjo nuk ka ndodhur por atyre u është dukur një gjë e tillë dhe ka qenë një person tjetër që Perëndia e ka lejuar të kryqëzohej në vend të Isait (mendohet në Juda Iskariotin). Nëpërmjet një tregimi të tillë, myslimanët e shohin veten si mbrojtës ndaj integritetit profetik të Jezusit, sepse një profet i vërtetë sipas Kuranit nuk mund të përjetoj keqtrajtimin si Jezusi e përjetoi. Myslimanët pranojnë që Jezusi u ngrit në qiell por nuk pranojnë që ai vdiq në kryq.
Sipas pikëpamjes islamike, ajo që duhet bësh është të jetosh një jetë të mirë, ta kënaqësh Perëndinë në çdo gjë që bën. Nënshtroju Perëndisë dhe ndiqi drejtimet e tij. Religjioni sipas një myslimani nuk nënkupton shpëtim nga mëkati; nënkupton të ndjekësh rrugën e drejtë apo sheriatin, e hartuar nga ligji Islamik. Ndërkohë që Krishterimi është besim që ka lidhje më shumë (bazohet) me “ortodoksinë” apo “besimin e duhur”, Islami është besim që bazohet më shumë në “ortopraksinë” apo “praktikumin e duhur”. Islami është religjion i ligjit dhe e sheh mohimin e ligjit nga ana e të krishterëve siç mësohet nga Pali në shkrimet e tij drejtuar Romakëve dhe Galatasve si mungesë serioze në mënyrën e jetesës së krishterë. Kjo në fakt nuk nënkupton që Islami nuk bazohet në doktrinën e drejtë apo që Krishterimi nuk bazohet tek praktikimi i duhur. Thjesht kjo nënkupton që theksi është i ndryshëm në këto dy religjione.
Por theksi tek dallimet është shumë i rëndësishëm. Nëse dikush e kupton fuqinë shkatërruese të mëkatit, shpëtimi nuk është më vetëm një opsion; është domosdoshmëri. Duke reaguar në këtë mënyrë me anemi ndaj kuptimit të mëkatit të parë, Islami e ka humbur të vërtetën qendrore të ekzistencës njerëzore: që pavarësisht sa shumë përpiqesh të bazohesh tek “praktikimi i duhur”, ai apo ajo do dështojnë nga arritja e qëllimit. Ne nuk mund të jetojmë një jetë të tillë që i pëlqen Perëndisë me fuqinë tonë.... Dhe kjo është arsyeja përse shpëtimi është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Këto janë disa prej kuptimeve divergjente të pikëpamjeve islamike dhe krishtere rreth mëkatit dhe shpëtimit. 
4) Komuniteti religjioz  
Kjo është një pikë që kumbon në zemrat e dy religjioneve bashkë Islamit dhe Krishterimit. Ajo që është Kisha për të krishterët, për myslimanët është “Umma”. Si ne ashtu edhe myslimanët konsiderojnë të jenë përgjegjës ndaj komunitetit të besimit. Nuk është e mjaftueshme të jetojmë në izolim; ne duhet t’i lidhim jetët tona me vëllezërit dhe motrat tona ne besim.
Megjithatë, edhe në këtë pikë ka dallime të dukshme. Në islam nuk ka shërbesë të urdhëruar apo “hierarki” në komunitetin islamik. Gjithashtu, në këtë komunitet theksi më shumë vendoset tek homogjeniteti – një mënyrë e përbashkët e jetesës e rregulluar nga sheriati apo ligji religjioz – se sa tek kisha e krishterë në përgjithësi. Të krishterët janë munduar të “mishërojnë” krishterimin aq sa munden në kulturën lokale. P.sh Bibla, himnet, këngët apo tekstet liturgjike janë përkthyer në gjuhën lokale dhe janë përshtatur me kulturën. Përkundrazi, në Islam duhet të mësohet gjuha arabe nëse do për të qenë mysliman i mirë. Kurani konsiderohet të jetë i papërkthyeshëm, që nënkupton se mesazhi i Kuranit për një mysliman ndodhet në Kuranin origjinal në gjuhën arabe. Po, një person mund të përpiqet të kuptoj kuptimin e Kuranit në gjuhë të ndryshme por kjo atëherë nuk është Kuran, është vetëm një interpretim i Kuranit. Andaj edhe në shumë përkthime të Kuranit në fakt nuk thuhet Kurani por kuptimi i Kuranit madhështor apo Hija e Kuranit siç ceket në përkthime të Kuranit në gjuhën të ndryshme. Për myslimanët, gjuha arabe është gjuhë e shenjtë, andaj një person mund ta kuptoj përsosshmërinë dhe paimitueshmërinë e Kuranit vetëm në gjuhën arabe.
Për më tepër, myslimanët dhe të krishterët kanë mënyra të ndryshme të adhurimit. Tek të krishterët, denominacione të ndryshme adhurojnë në mënyra të ndryshme sepse të gjitha i janë përgjigjur konteksteve sociale dhe kulturore. Në Islam, të gjithë adhurojnë në një mënyrë pa ndonjë variacion të rëndësishëm pavarësisht nga konteksti kulturor dhe social. Folur me paanësi, që të dy mënyrat kanë pikat pozitive të tyre këto mënyra të adhurimit, krishterimi nëpërshtatshmëri kurse islami në uniformitet.
Sa i përket adhurimit duhet theksuar që myslimanët kanë më shumë ngjashmëri me të krishterët e lindjes se ata të perëndimit (sidomos protestantët) për faktin që janë shumë të vëmendshëm jo vetëm ndaj aspektit të brendshëm të adhurimit por edhe ndaj aspekteve të jashtme.  Myslimanët e përdorin tërë trupin e tyre gjatë adhurimit – lutjes. Për një protestant kjo mund të mos duket aspak e rëndësishme por për myslimanin nënshtrimi i shpirtit simbolizohet pikërisht tek këto gjeste dhe veprime që ata i bëjnë në një mënyrë të ritualizuar. Myslimanët në këtë drejtim e kanë më lehtë të kuptojnë mënyrën liturgjike të adhurimit tek krishterët e lindjes se sa mënyrën protestante të çrregullt dhe jo formale. 


-----------------------------------------------English -------------------------------------------


A brief comparison between Islam and Christianity

Islam and Christianity share many things in common . Both religions trace their roots from Abraham . Both believe in prophecy , God's messengers ( apostles ) , revelation of God , the holy Scriptures , resurrection of the dead , the centrality of the religious community . Despite these important similarities , these two world religions are also very important differences .
Stop to these differences in four main points:
1 ) Understanding of God
Muslims and Christians believe in one God . But the way these two religions perceive God in their respective theology differs significantly . The emphasis in Islamic theology as God can be summed up in this word : TAHVID - absolute unity . Muslims insist that God is one and there is no different persons within the divinity of God . This is the main doctrine where Muslims and Christians contend with on this basis they consider Christians polytheists - triteista guilty of shirk , associating meaning to associate God or gods else. Believing in the Trinity Muslims say that Christians believe in three gods . This attitude is clearly expressed in the Qur'an : S. 4:171 " ... So believe in Allah and His messengers , and say not " Three " ( Trinity ) . (It is) better for you . Allah is only One God ... " But those who know know that Christian theology of the Trinity doctrine was articulated exactly opposed to the idea of believing in three gods . Understanding the Trinity has been inadequate among Christians by Muslims who were in contact . Muslims arrived early in order to understand the doctrine of the Trinity in a very distorted believing Christians believe that worship Mary as part of the Trinity . This misunderstanding is clear in the Qur'an : S. 5:116 " O Jesus , son of Mary Did you say to the people : " Worship me and my mother for two gods beside Allah ... " So it seems that in the trinity of the Koran was understood Father , Son Jesus and Mary the mother of Jesus .
Despite this misconception that existed , the true trinity Father, Son and Holy Ghost is not easy to understand , in fact it is an unspoken truth better elusive to the human mind . Consequently , many heresies in the history of the church were raised because people are trying to remove the doctrine of the Trinity , bringing new doctrines that were affordable to the human mind . NO , NOT doctrine of the Trinity may be reduced to pale CATEGORIES OF HUMAN MIND . The fact that the human mind is not able to overtake the doctrine of the Trinity should not be a concern for us. We believe humility and submission to God in the way we discover , and in his triune God is revealed as the fact that it does not fully understand does not mean that this doctrine is not true . According to Muslims believe God is blasphemy three in one, and according to Christian blasphemy REDUKOSH GOD IS IN SOMETHING THAT CAN BE UNDERSTOOD .
Perhaps a good way to allow Muslim friends kuptonë trinity is to emphasize the fundamental basic Christian teaching that God is Love . Therefore , love can not manifesohet never alone . Love is manifested in the relationship, and therefore , GOD IS LOVE THAT MUST exist within himself COMMUNITY , THAT IS THE COMMUNITY OF THREE PERSONS , among which is perfect love that , even though three përsoshmërisht become one . This is the fundamental truth that is within the trinitetit.Pra doktrins , despite the limitations of our mind , is part of Christian humility and submission to God beyond our comprehension . We submit the Trinity because not fully understand this mystery , but simply because this is God to be found .
It is from this perspective - God is love - that we should try to explain how Jesus could be the Son of God . Such a statement is blasphemous to Muslims , they believe that God is far from having son . Rather , Christians see the sonship of God, but not as blasphemous as shjenjë of divine love , which is so deep ( beyond our human understanding ) that God was not only pleased to bless us from the outside but he humbled himself to the point of becoming part of his creation through the incarnation of his son Jesus Christ ! By becoming part of the order of creation , taking full human form , God sanctified humanity from within .
2 ) The meaning of Revelation
Christianity believes that God revealed himself to redeem us , to save us - lead us to the fullness of life free from the bondage of sin in this world and the next to come. According to Islam, on the other hand , revelation is not the purpose of redemption but for the sake of " mentoring " . Which means , God's revelation should be a guide for living in this world .
In Christianity , the revelation is mediated . We believe that the Bible is the word of God but do not believe that God has transmitted mechanically by certain people in a way as if they were channels . Christians believe that the Bible was written by men under divine inspiration , that inspiration of the Holy Spirit . Divine Revelation was filtered through the lens so human and that human words written in human history . This is why our scriptures refer to historical circumstances , does not prescribe any mystical revelation , johistorike of God but rather presents a marvelous intervention of God in human history .
In Islam , on the other hand , the Quran is considered as the words " pandërmjetësueshme " of God . in other words , Islam strongly emphasizes that Muhammad was illiterate in receiving revelation and this makes it completely passive . He simply recite what was placed in his mouth , without any extra turn . ( Quran - means recitation ) . The Koran is seen as existing eternally in heaven just landed ( another name for the Qur'an is " at- tanzil " ) and was expressed through Muhammad as a passive instrument of revelation .
It should also be noted that Islam is the religion of more " focused on the book " Christianity . It is wrong to assume that the Qur'an is for Muslims to Christians is the New Testament . Is not so! The proper analogy is this : what is the Koran ( considered ) for Muslims , Christ is for Christians . We are not based on the book -oriented , we are oriented based on a person - Christ . Muslims say that the Qur'an is the eternal Word of God, but we do not say that the New Testament is the eternal Word of God . CHRIST IS THE ONLY PERMANENT ADDRESS OF GOD . Therefore it is best to be sensitive to Muslims not to offend the Koran because it would be the same as Christ for Christians offended . Muslims thus being considered in the Qur'an as the eternal Word of God are faced with the same problem I have accused Christians . According to them , if God is as likely to be God and Christ exist from eternity . But the same question is posed with them , how can something exist except God eternal , in this case the Qur'an , which is not even a person but an object ! ! ! We say that Christ has co - existed with God because God they could not exist without his Word . In the same way, they explained that the Koran is more coexist every time God as part of God .
According to Islam , so God has spoken through a book , to Christianity , to the contrary , God has spoken through a person . In Islam , the Arab 's great book , for Christians the person of Christ is the true miracle .
Two other arguments to be brought in relation to the word of God are allegations about corruption Muslim - Christian Jewish writings ( this doctrine in Islamic theology is known as " tahrif " ) and allegations of fraud or concealment of arguments ( in Arabic known as " ikhfa " ) . Tahrifit articulation of the doctrine of the Koran just started . Initially Qur'an confirmed the reliability of previous revelations Torah and the Gospel , considering himself as confirmation of those previous writings and calling in this way Jews and Christians to accept Islam . S. 4:47 " O you who were given the Book , believe what they revealed ( the Quran ) which is confirming that you have ( already) . S. 6:92 " And this ( Qur'an ) is the book that revealed , is blessed , confirming the previous one . " These are the chapters that are revealed in Mecca . But when Jews and Christians led by their writings arguments against Muhammad and their followers , the language of the Qur'an is likely to be ndryshoi.Si confirming previous scriptures if the Old Testament and the New contradict the Quran ? A large number of responses came from Muhammad then in Medina surahs . Jews have accused their scriptures in order because they understood the truth of the Qur'an ( S. 2:75 " Do you hope that they will believe in you ( Jews ) , when it is known that a group of them heard the word of God Allah , even though they understand , of being aware ( ç'bënin ) the changed ones ) charged them for the purposes benefit scriptures , S. 2:79 " It woe to those who write their own hands the book , and then say : " This is from Allah " ! And to achieve with a little profit , then woe to them what their hands have written and woe to them for that they earn thereby " S. 2:59 " And those who did wrong it was told the other changed the word " others changed the text by changing their place S.4 words : 46 "One side of the Jews is to change the words ( of God) from their countries " and others say they have confused their languages ​​for them to change the meaning S. 3 : 78 " a group of them are those who confuse their tongues when they read the book ( to be warped sense ) and you think it ( expression ) is from the book , but it is not the book ( true ) , even say : " This is from Allah " ! If it is not from Allah . " Charges of concealing the truth of the book directed by S.2 : 146 " They have given the Book recognize that they ( Muhammad ) as they recognize their sons , and a their prey group even though they know it, are hiding the truth. " They have to hide the truth following arguments Fire S.2 : 174 " Those who hide from the book what Allah has revealed and to earn very little , they just put their bellies fire . They Allah will not speak on the Day of Resurrection , nor justifies them , but to follow a painful punishment . "
All of these responses were creative ways to explain discrepancies between previous writings and Jewish - Christian Koran , but there is absolutely no basis in the manuscript tradition . In fact, evidence from the manuscripts clearly show that the doctrine of tahrifit no evidence and no clear evidence on these writings prove that the New Testament and the Old were reported accurately !
3 ) An understanding of sin and salvation
 Sin and salvation are central categories in Christian theology . Christianity teaches that the first effects of sin ( original sin ) has affected the world and the human beings who live in it . In Islam, on the other hand , there is no such thing as original sin or original . The Qur'an recognizes the fact that Adam and Eve had sinned, but according to Islamic belief , they repented and been forgiven completely and their sin had no effect on the rest of the human race . Christian opinion this is a narrow view with regard to the meaning of the first sin and its consequences .
For Muslims the transfer of sin from Adam and Eve to the rest of humanity seems that is not the right thing therefore Islam rejects the doctrine of inheritance of sin . Why do we have to accept the blame for someone else's disobedience highlight them! ! ! Even among Christians there were differing views regarding this issue , they have not denied this but differences have been the type of consequences that sin leaves behind or in how sin affects the first one today . However the most accepted by Christians today is this : No sin is made ​​is not without effect . Every sin that you and I do - every sin that was ever made - Divides ( touch ) the cosmos . Your sin does not just affect you but also to others and everything else . Each suction that takes you cigarettes pollutes not only your body but also others around you . So when the Old Testament says that the sins of your father will also touch your children , this is not a threat but a reality ! Sin can truly be described with effect snow ball spins, rotates as much larger and more dangerous place. So sin accumulated throughout human history by influencing all who are born in this world . In a way all people should deal with the great power of sin is the sin accumulated since our first parents Adam and Eve until today .
Precisely because Islam has reacted against the idea of ​​the first sin , there is shown the entrance to the devastating effects of sin in all human beings and this is shown disapproving and the need of salvation . Islam can not understand how death and resurrection of Christ brings salvation of man . " Salvation from what ? " They say. It is impossible to a man ( in this case Christ ) will be able to mute the penalty for the sins of others. Moreover , since Muslims believe that prophets were sinless - the doctrine known as " isma " is blasphemy to say that Christ died an ignominious death of a sinner on the cross . They thus deny the death of Christ on the cross , saying that it did not happen but they thought it was such and another person that God has allowed to be crucified instead of Jesus ( Judas Iscariot thought in ) . Through such a story , Muslims see themselves as protectors against Jesus' prophetic integrity , because a true prophet according to the Qur'an can not experience maltreatment as Jesus experienced . Muslims know that Jesus ascended to heaven but refuse died on the cross .
Islamic view , it should do is to live a good life , to please God in everything it does. Submit to God and follow his directions . Religion as a Muslim does not mean salvation from sin means to follow the right path or sharia , Islamic law drafted by . While Christianity is the faith that has more links ( based ) with " orthodoxy " or " right belief " Islam is a faith that is based more on " ortopraksinë " or " practicing proper " . Islam is a religion of law and the law sees denial by Christians as taught by Paul in his writings to the Romans and Galatians as serious lack of Christian lifestyle . This fact does not mean that Islam is not based on the doctrine of fair or Christianity is not based on proper practice . It simply means that the emphasis is different in the two religions .
But the emphasis on the differences is very important . If anyone understands the destructive power of sin , salvation is not just an option , it is a necessity . Arguing in this way with anemia to see the meaning of sin , Islam has lost the central truth of human existence : that no matter how much you try to rely on " proper practice " , he or she will fail to achieve the goal . We can not live such a life that pleases God our strength .... And this is why salvation is necessary and essential . These are some of the divergent understandings of Islamic and Christian views about sin and salvation .
4 ) Religious Community
This is a point that resonates in the hearts of the two religions Islam and Christianity together . What is the Church for Christians , for Muslims is " Umma " . As Muslims we also consider to be responsible to the community of faith . It is not enough to live in isolation , we need to connect our lives with our brothers and sisters in the faith .
However , even here there are significant differences . In Islam there is no service order or " hierarchy " in the Islamic community . Also , in this community placed more emphasis on homogeneity - a common way of life governed by sharia , or religious law - than to the Christian church in general. Christians are trying to " embody " Christianity as much as possible in the local culture . P.sh Bible , hymns , songs and liturgical texts were translated into the local language and are culturally adapted . Rather , Islam should be taught in Arabic whether to be a good Muslim . The Quran is considered to be untranslatable , which means that the message of the Quran for a Muslim is the original Quran in Arabic . Yes , a person can try to understand the meaning of the Quran in different languages ​​but then this is not the Koran , is only an interpretation of the Koran . So in many translations of the Qur'an in the Qur'an but do not actually say superb understanding of the Qur'an or Koran as stated Shade of the Qur'an translations in different languages ​​. For Muslims , Arabic is the language of the sacred , so a person can understand perfection and inimitability of the Quran only in Arabic .
Moreover , Muslims and Christians have different ways of worship . Among Christians , different denominations worship in different ways because all responded social and cultural contexts . In Islam , all worship in a way without any significant variation despite the cultural and social context . Speaking of fairness , both methods have their positive points of these ways of worship in Islam and Christianity nëpërshtatshmëri uniformity .
As for worship should be noted that Muslims have more similarities with the Christians of the West birth that they ( especially Protestants ) the fact that they are very attentive not only to the internal aspect of worship but also to the external aspects . Muslims use their entire body during worship - prayer . For a Protestant it may not seem important but no Muslim subjugation of the spirit symbolized precisely these gestures and actions they make in a ritualized manner . Muslims in this regard it easier to understand how liturgical worship to Christians as the birth of Protestant disorderly manner and informal .

No comments:

Post a Comment